Policia, në ndihmë të të pastrehëve

07/01/2017 10:15

Policia është vënë në ndihmë të personave të pastrehë në këto ditë shumë të ftohta janari.

Policia e Shkodrës ka strehuar në ambientet e komisariatit një të moshuar, ndërsa ajo e Dibrës ka bërë të njëjtën gjë me një të ri.

Ndërkohë, në Tiranë, blutë e kryeqytetit kanë sistemuar dy të pastrehë, njëri prej të cilëve i moshuar, në qendrat sociale.

Bashkia e Tiranës ka ngritur 4 qendra sociale për këto ditë tejet të ftohta.

“Kemi 4 qendra të hapura aktive në Tiranë: në Laprakë, në Kombinat, një këtu në Brakë dhe një tjetër në Shkozë. Në 24 orët e fundit kemi strehuar rreth 100 persona, në të gjitha qendrat tona. Disa janë në situatë rruge, disa kanë ardhur nga qytete të tjera, nga komuniteti rom, që kanë jetuar në barake ose janë transferuar në një nga zonat pranë Tiranës”, tha dje Veliaj. Ai i bëri apel qytetarëve që të tregohen bashkëpunues, qoftë duke ndihmuar të pamundurit dhe ata që kanë nevojë për ndihmë, ashtu edhe duke sinjalizuar strukturat shtetërore të angazhuara në përballimin e kësaj situate emergjente.

Top Channel