Tiranë, prefekti mbledh Shtabin e Emergjencave

06/01/2017 00:00

Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave për Qarkun e Tiranës, të mbajtur gjatë kësaj pasditeje nën kryesimin e Prefektit Sadi Vorpsi, është raportuar mbi masat e marra për temperaturat e ulëta.

Sipas asaj që bëhet e ditur, Vorpsi ka njoftuar mbi shpërndarjen e vaksinave në të gjitha qendrat shëndetësore, si një ndër masat për të ndjekur ecurinë e të prekurve nga grupi. Megjithatë, situata në kryeqytet nuk paraqitet alarmante, krahasuar me vitin 2015.

Ndërkohë, autoriteti shëndetësor njofton se laboratorët janë në gatishmëri për analizat e nevojshme, teksa situata mbahet nën monitorim.

Top Channel