Shpallet në kërkim Stresi, qëlloi në ajër me “shotgun”

06/01/2017 00:00

Policia ka shpallur sërish në kërkim Arkimed Lushajn, i njohur si Stresi. Sipas Policisë së Tiranës, në kërkim është edhe një 21-vjeçar, i cili ishte bashkë me Stresin mbrëmjen e 31 dhjetorit, kur janë filmuar duke qëlluar në ajër me armë zjarri të tipit “shotgun”.

Videoja është hedhur në rrjetet sociale dhe aty është vënë re nga policia, që nisi procedurat. Pas një kontrolli në banesën e babait të Stresit, policia sekuestroi armën dhe njoftoi nisjen e veprimeve administrative për heqjen e lejes për mbajtjen e saj.

Ndërkohë, policia sekuestroi edhe një mjet tip Audi. Dy të kërkuarit akuzohen për veprat penale “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “prishje e qetësisë publike”, kryer në bashkëpunim.

FOTO GALERI
1/1

Top Channel