50 striptiste në funeralin e babait

05/01/2017 00:00

Një i ri në Tajvan pagoi 50 striptiste për të performuar gjatë funeralit të babait të tij, si një dhuratë e fundit për të.

Pamjet e shpërndara me shpejtësi në internet janë marrë gjatë ceremonisë më 3 janar në qytetin Chiayi, ku i ndjeri, Tung Hsiang, kishte qenë për disa kohë kryetar.

Sipas djalit të ish-zyrtarit, babai i tij kishte jetuar një jetë emocionuese dhe për këtë ai u kujdes që edhe funerali i tij të ishte sa më i lumtur dhe emocionues.

Mbi 150 automjete u përfshinë në ceremoninë mortore aspak të veçantë, ndërsa 50 xhipa mbanin striptistet teksa performonin.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel