Kur kafshohen nga një gjarpër helmues, shumica e njerëzve shkojnë me urgjencë në spital. Por, Jax Tanner nuk bën pjesë te shumica.

Afrikano-jugori, pasi u kafshua nga një gjarpër që e kapi në oborrin e shtëpisë, vazhdoi të bënte videon që kishte nisur, duke treguar dorën e gjakosur, e më pas shkoi të ndërrohej, para se të nisej i qetë për në spital.

Kjo gjë për pak sa nuk i kushtoi të gjithë krahun, ndenji plot një muaj në spital dhe tani ka shenja të dukshme nga aventura e tij.

Top Channel