Blushi, “urim special” kundërshtarëve politikë

31/12/2016 00:00

Nëpër rrjetet sociale nuk kanë munguar urimet e politikanëve. Ben Blushi, kryetar i partisë Libra, ka zgjedhur të urojë kundërshtarët e tij politikë.

“Kam një urim special për gjithë ata që këtë Vit e harxhuan duke u marrë me njeriun dhe jo me idenë. Ideja shkon më larg se njeriu dhe njeriu që shkon pas idesë ecën me larg se njeriu që shkon pas njeriut!”, është shprehur Blushi.

Megjithatë, ka vijuar ai, duke e ditur se do bëni të njejtën gjë edhe gjatë Vitit te Ri dua t’ju uroj!

“Urime kundërshtarë. Takohemi Vitin tjetër kur do jeni më pak dhe shumë më te pasur me ide të varfëra! Ju pres!”, ka thënë Blushi.

Top Channel