Ndihmë më të varfërve, PDIU, dhurata për 100 familje në Patos

31/12/2016 00:00

Festen tradicionale të vitit të ri do të mundohen ta festojnë si gjithë të tjerët edhe familjet në nevojë në qytetin naftëtar të Patosit.

Drejtuesit e degës së PDIU-së në këtë qytet shpërndanë pako ushqimore përfshi edhe gjelin e detit për më shumë se 100 familje në gjendje të rëndë ekonomike.

Kryefamiljarët e disa prej familjeve në nevojë thonë se çdo vit marrin këtë dhuratë për festën e ndërrimit të viteve që ua bën më të gëzueshme këtë festë.

Një ditë më parë, PDIU dërguan dhurata  edhe në qendrën sociale “Horizont” për fëmijët me aftësi të kufizuara.

Top Channel