CEZ, dëshmon Rama: Marrëveshja u zgjidh me mirëkuptim për shkak të situatës

29/12/2016 00:00

Në dëshminë e tij para Komsionit parlamentar Hetimor për rimarrjen nga shteti shqiptar të aksioneve të CEZ Shpërndarje, kryeministri Edi Rama tha se zgjidhja me mirëkuptim ishte më e mira bazuar në shumë faktorë dhe se Shqipëria nuk kishte asnjë shans për të fituar në Aarbitrazh kundër çekëve.

“Zgjidhja ka qenë spektakolare sepse i ka hapur rrugën një kthese historike në një sektor që rrezikonte jo të kolapsonte vetë, por të merrte me vete gjithë vendin”, deklaroi Rama.

Kryeministri tha se qeveria çeke e pati qëndrim të ashpër kundrejt Shqipërisë për këtë çështje para marrjes statusit kandidat.

“A do të qëndronte qeveria çeke deri në sekondën e fundit në pozicionin bllokues sikur marrëvshja mos ishte zgjidhur përpara votimit apo jo këtë nuk e di, por ekzistonte mundësia që qeveria çeke të përdorte veton. Ashtu sikundër nuk përjashtohet mundësia që qeveria çeke të bënte presion maksimal që ne si vend ende jo kandidat do të sugjestionoheshim nga presioni. Ajo që ju them është që sugjestioni i qeverisë çeke përsa më takon ka qenë zero”, vijoi shefi i qeverisë shqiptare.

Rama tha po ashtu se arritja e marrëveshjes me mirëkuptim u përshendet nga Banka Botërore dhe se qeveria e mëparshme e pati dobësuar pozicionin e Shqipërisë në Arbitrazhin ndërkombëtar.

Top Channel