Shkodër-Koplik, përplaset 50-vjeçari

29/12/2016 00:00

Një 50-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e së mërkurës teksa po lëvizte me biçikletë në aksin rrugor Shkodër-Koplik, në vendin e quajtur Vrakë.

Ai është përplasur nga një automjet që drejtohej prej Rexhep Rrukaj, 65-vjeç nga Malësia e Madhe.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e komisariatit të policisë Malësi e Madhe.

Grupi hetimor vazhdon punën për identifikimin e viktimës zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Top Channel