“Një pjatë më shumë”

25/12/2016 00:00

“Gatuaj një pjatë më shumë” është shndërruar tashmë në traditë për kryeqytetin.

Janë vetë qytetarët që ndihmojnë më të varfrit duke u ofruar drekën e Krishtlindjes, por edhe mjaft dhurata për fëmijët. Në sheshin përpara Pallatit të Kongreseve u mblodhën rreth 500 fëmijë të komuniteteve të ndryshme si dhe pjesëtarë të komuniteteve në nevojë, të pastrehë etj.

“Të rinj dhe të reja po shërbejnë dhe po ndihmojnë për të patur një Tiranë me zemër sa më të madhe. Besojmë që ky është shembull për t’u ndjekur. “Gatuaj një pjatë më shumë” është dashuri”, tha aktivisti Ened Mato.

Dreka e Krishtlindjes është ofruar për më të varfrit nga vetë qytetarët edhe në Elbasan, Shkodër dhe Vlorë.

Top Channel