Vin Diesel flirton me gazetaren braziliane

23/12/2016 00:00

Kur vjen puna për shprehjen e atyre që mendon, Vin Diesel nuk shquhet për diplomaci dhe këtë e tregoi edhe në një intervistë të fundit dhënë për një emision brazilian.

Gazetarja braziliane Carol Moreira u sikletos jo pak kur intervista me yllin e Hollywood-it mori një tjetër rrjedhë.

Ajo ishte duke e pyetur për karrierën e tij, por Diesel nuk u përqëndrua dot tek pyetjet.

“Oh Zot! Shikoni sa e bukur që është! A po e shihni ju djema apo vetëm unë mendoj kështu?! Si mund të bëj këtë intervistë?! Shikoni sa seksi që është!”, iu drejtua ai ekipit teknik të intervistës.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel