Vrasja e ambasadorit në Turqi, Putin: Duam organizatorët

19/12/2016 00:00

Për Presidentin rus, Vladimir Putin vrasja e ambasadorit rus në Ankara është projektuar për të prishur marrëdhëniet ruso-turke.

Putin ka shtuar gjithashtu se vrasja e Andrey Karlov në kryeqytet Turk ka pasur edhe si qëllim prishjen e procesit të paqes në Siri, raporton “The Independent”.

“Hetuesit rusë kanë filluar hetimet për vrasjen, Rusia dëshiron të dijë se kush e drejtoi dorën e vrasësit”, ka deklaruar ai.

Putin ka urdhëruar ambasadat ruse në mbarë botën për të rritur masat e sigurisë dhe ka kërkuar nga Turqia garanci për sigurinë e diplomatëve rusë.

Top Channel