“Kryt Nalt” edhe këtë javë në krye të “The Top List”

18/12/2016 00:00

Javën e kaluar “Kryt Nalt” theu rekord! Ajo u ngjit me 34 pozicione duke u vendosur në krye të “The Top List”.

Edhe këtë javë fansat nuk kanë reshtur së dëgjuari dhe së votuari dyshen e famshme 2PO2 dhe Unikkatil, pasi ky projekt muzikor mban sërish kreun e klasifikimit të këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare.

Ndërkohë që ka vetëm 3 javë që është bërë pjesë e listës, për dy javë “Kryt Nalt” është kënga më e pëlqyer e publikut shqiptar.

Sa i përket 4 vendeve më të nxehta të “The Top List” ato mbeten të njëjta se edhe në javën e kaluar, ndërsa në vendin e 5-të është renditur bashkëpunimi i Janex dhe dabo, “Wannabe”, i cili është ngjitur me 3 pozicione këtë javë.

Si kënga që është ngjitur me më shumë pozicione është kënga më e re e Evi Recit, “In my room” ndërsa kënga që ka humbur më shumë pozicione është “Rose Gold” e G4shit.

Sa i përket projekteve të reja muzikore, për këtë javë, është vetëm një i tillë dhe bëhet fjalë për “Don’t let me go” të Kanitës, duke lënë jashtë Keisi – “Sa larg”.

Ju mund të vazhdoni të votoni të preferuarit tuaj në faqen zyrtare të “Top Awards”: topawards.top-channel.tv Gjithashtu po në këtë adresë, mund të na sugjeroni këngët që mendoni se duhen të jenë pjesë e këtij klasifikimi.

Ky është klasifikimi zyrtar, java e 53-të e “The Top List”, Top Awards:

2PO2 ft. UniKKatiL – Kryt Nalt
Majk – Fund
Elvana Gjata ft. Capital T & 2po2 – Lejla
Alban Skenderaj – Stoli i Trendafilave
Janex ft. Dabo – Wannabe
Stanaj – Ain’t Love Strange
Kida ft. Xhensila – Uh Baby
Ledri Vula – A jena mire
Gjiko – Je shku
Besa ft. Flori – 123
Era Istrefi – Bonbon
Getinjo ft. Kida – Ku je
Majk – Kcen
Butrint Imeri – E jona
Flori Mumajesi ft. Ledri Vula – Beautiful
Ghetto Geasy ft. Majk – Ajo
Xuxi – Seven Days
Kanita – Don’t let me go
Sant & Marly – Ne Yo
Getinjo ft. Nika – Njeri
Mozzik ft. Arta – Kom Dasht
Ledri Vula ft. Flori Mumajesi – Nuk ma la
Ledri Vula – Kings
Elvana Gjata – Njesoj
Xhensila – High Love
Bojken Lako – Sekret
Capital T ft. Dhurata Dora – Bongo
Gillespie – Aq me ben
Evi Reci – In my room
Mc Kresha & Lyrical Son ft. Ledri Vula – Hip Hop
Samanta – Si Ai
Lyrical Son – I re pishmon
Oborri – Alfabeti ecen vete
Ardit Cuni ft. Vesa Smolica – Jena Na
Samanta ft. Gent Fatali – Na e dina
Vig Poppa ft. Tuna – Zemra jem
Alban Skenderaj – Engjell
Nora Istrefi – Majem
Ardian Bujupi & Dalool – E embel
Ermal Fejzullahu – Ai nuk ka me t’dasht si une
Tuna – Bermuda
Vedat Ademi ft. J Gashi – Thirrem Dashuri
Venera ft. Lind – Siento Amor
Alban Skenderaj – Duart Lart
NRG Band – Mos ma le fajin
Ylli Limani – Pritem se po vi
Flaka Krelani – Fire
G4shi – Rose Gold
Lumi B. – Aha aha
Dafina feat Rinor – Bottles Up

Top Channel