Të rinjtë LGBTI, “të dhunuar”

15/12/2016 00:00

Të rinjtë që i përkasin komunitetit LGBTI kërkojnë të mos ndihen të përjashtuar nga pjesa tjetër e shoqërisë, por në radhë të parë nga familjet e tyre që ende nuk i pranojnë si të tillë.

Kjo bën që këta të rinj të kalojnë në depresion për shkak se mendojnë se mbeten të pastrehë apo nuk do të mund të sigurojnë ushqimin. Një i ri nga Kosova tregon se sa të vështirë e ka pasur t’ia tregojë familjes së tij.

“Shkova në dhomën e vëllait dhe i thash që jam transgjinor. Ai nuk e ka pritur mirë këtë. Ai thoshte që unë nuk jam transgjinor. Kur kam qenë i vogël më pëlqente ngjyra pink, por sipas tij nuk ka të bëjë me identitetin. Edhe mami e babi nuk e priti mirë. Më kanë thënë që më plotësojnë çdo dëshirë, por jo këtë. Kjo më ka bërë një herë të tentoi vetëvrasjen”, tregon një transgjinor.

Fakti që jeton në Kosovë, thotë ai, ia bën edhe më të vështirë të pranohet ashtu siç është.

“Në Kosovë janë më të mbyllur lidhur me këtë drejtim, ndërsa në Shqipëri janë pak më ndryshe”, tregon i riu.

76% e personave LGBTI shprehen se janë të abuzuar psikologjikisht për shkak të identitetit të tyre gjinor dhe orientimit seksual.

Ndërkohë që 32% e tyre kanë qenë viktimë e dhunës fizike si nga familjarët ashtu dhe njerëz në rrugë, të cilët nuk mjaftohen duke i ofenduar verbalisht, por edhe i qëllojnë.

PNUD ka ndërmarrë një fushatë për ndërgjegjësimi e qytetarëve për të ndaluar dhunën dhe diskriminimin ndaj komunitetit LGBTI.

Top Channel