Kuvend, batuta fyese mes Ramës dhe opozitës

15/12/2016 00:00

Nuk kanë munguar batutat fyese seancën e kësaj të enjteje në Parlament, mes kryeministrit Rama dhe deputetëve të opozitës.

Ka qenë Rama që e ka hedhur i pari batutën në momentin kur në sallë ka hyrë ish-kryeministri Sali Berisha.

“Mirë që erdhe Sali, se para se të vije ti këta ishin si pula të therrura”, ka thënë Rama.

Nga opozita është përgjigjur kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, i cili ka thënë: “Nëse ne jemi pula, ai është gomari kësaj salle”.

Top Channel