Nuk janë skena filmi, 90 minuta ndjekje nga policia

13/12/2016 00:00

Pamjet filmike që vijnë nga kamerat e vendosura në autostradën e Los Angelos-it, duket sikur janë xhirime të ndonjë filmi aksion.

Por jo, ishte policia që po ndiqte një automjet të tipit “Nissan” mbrëmjen e së hënës. Fillimisht duket se patrullat ia zunë rrugën shoferit duke e bllokuar atë, por ky i fundit me një manovër të lehtë arriti të largohej.

Ndjekja e tij zgjati përreth 90 minuta me shpejtësi shumë të lartë si nga makina e efektivëve të policisë edhe nga vetë i dyshuari. Por edhe pse i “shkathët”, personi i cili mendohet se kishte vjedhur makinën ndaj po kërkonte të largohej me doemos, përfundoi në pranga. Ai e braktisi automjetin duke u fshehur në cepin e një rrugice.

I dyshuari nuk kishte më mundësi për të manovruar dhe në fund ra në duart e oficerëve të policisë.

Top Channel