Hetimi i CEZ, Berisha-Ballës: Shpif për të mbuluar kryehajdutin

12/12/2016 00:00

Në mbledhjen e radhës të komisionit hetimor parlamentar për çështjen e CEZ, ish-kryeministri Sali Berisha është përplasur sërish me kryetarin e komisionit, Taulant Balla.

Berisha e ka akuzuar Ballën se përmes kësaj seance tenton të mbulojë aferat korruptive të shefit të tij, kryeministrit Rama.

“Shpifësi kërkon të shpëtojë kryehajdutin Edi Rama për vjedhjen e 634 milionë eurove fatura të certifikuara”, ka deklaruar Berisha.

Duke iu drejtuar deputetit socialist, ish-kryeministri i ka thënë atij se: “Je një shpifës ordiner me mungesën më minimale të respektit ndaj vetes”.

Balla është gjendur nën akuzat edhe të anëtarit demokrat të komisionit hetimor, Ridvan Bode, i cili e ka akuzuar për pyetje të paligjshme dhe të motivuara politikisht.

Top Channel