Festat në Londër, ndriçohet “përralla” britanike

09/12/2016 00:00

Aktorja britanike Lily James ndezi dritat e festave të Harrod’s në Londër duke i dhënë udhë një përralle të vërtetë britanike që sjell së bashku dy marka vendase ikona te objekteve te luksit. Pema e krishtlindjeve që zbukuron hyrjen e dyqanit legjendar është projektuar nga Burberry.

29 dritaret rrëfejnë me ndriçimin e tyre verbues historinë e dy fëmijëve dhe aventurës së tyre të magjepsur në një shtëpi tipike të fshatit anglez të mbuluar nga dëbora, shoqëruar nga makina fluturuese, vaska që qëndrojnë në ajër e kalime të fshehta.

Vizitoret do të kenë mundësi të ndërveprojnë me një dritare me sensorë. Prekja e një këmbëze metalike dhe një sensori lëvizjeje do t’i zhysë në eksperiencën e një lumi drite të gërshetuar me muzikë të kompozuar enkas për këtë rast, çka do ta bëjë përrallën të zgjohet.

Eventi rastësisi me prezantimin e koleksionit ekskluziv të Burberry-t, i cili përfshin edhe një numër të kufizuar veshjesh ready-to-wear, aksesorë e dhurata që ekspozohen në vitrinat e Harrod`s.

Rrjeti i njohur i dyqaneve, i pakrahasueshëm për nga niveli i shërbimit që ofron, vazhdon te udhëhiqet nga filozofia “gjithçka është e mundur” dhe prioritet ka kënaqësia e klientit.

Top Channel