Australi, babagjyshi ngjit urën e Sidnejit

07/12/2016 00:00

Babagjyshi i vitit të ri dhe “elfët” e tij u ngjitën mbi urën në gjirin e Sidnejit të mërkurën, për të promovuar kështu një nga simbolet ikonë të qytetit gjatë sezonit të festave.

Ata qëndruan në majë të urës, duke pasur një pamje prej 360 gradësh mbi gjirin e Sidnejit. Dita e vrenjtur nuk e cënoi aspak shpirtin e festave, ndërsa “elfët” provonin të përcaktonin trajektoret më të mira për drerin “Rudolf”, që do të shpërndajë dhuratat mbrëmjen e festës.

“Ka miliona e miliona djem dhe vajza në të gjithë botën, që kanë qenë të mbarë këtë vit. Ne duam të jemi të sigurtë, që ata të marrin dhuratat e tyre në kohë. Ndaj ne duhet të tregohemi të zgjuar dhe të gjejmë trajektoren më të mirë të fluturimit”.

Sipas autoriteteve të qytetit, më shumë se 3.5 milionë persona janë ngjitur mbi urën e gjirit të Sidnejit, që kur ajo u hap për një veprim të tillë në vitin 1998.

Top Channel