Lufta në Siri, forcat qeveritare marrin Aleppon lindore

27/11/2016 00:00

Forcat qeveritare siriane kanë rimarrë në duar kontrollin e zonës së dytë më të madhe në Aleppon lindore, pjesë e qytetit thuajse e braktisur nga banorët për shkak të luftimeve të ashpra.

Jabal Badro tashmë është në duart e forcave të Bashar al Assad , një diteëpasi ata morën edhe zonën e Hananos. 

Ushtria siriane tha se kishte ndihmuar 1,500 persona të largohen, ndërsa agjencitë ruse të lajmeve raportojne se 900 civilë – duke përfshirë 119 fëmijë – janë larguar nga Jabal Badro përpara se trupat të mësynin në zonë.

Rreth  275 mijë njerëz besohet se kanë mbetur në Aleppon lindore, ku ushqimi dhe furnizimet mjekësore mungojnë. Ofensiva e ushtrisë siriane për të rimarrë Aleppon është në ditën e saj të 14-të.

Top Channel