Më trego firmën të të them personalitetin

25/11/2016 00:00

Firma, e mbani mend? Ai shkrimi me stilolaps ku pretendohet se jeni ju, kur firmosni në dokumente të ndryshme.

Shkrimi me dorë i njerëzve është studiuar për suhmë kohë, për të treguar lidhjen që ka me personalitetin apo psikologjinë e shkruesit, edhe pse kjo praktikë është kundërshtuar gjerësisht.

Por studime të ndryshme argumentojnë se firma, ashtu si dhe shkrimi me dorë, shërben si udhëzues i karakterit pasi ajo është tërësisht personale. Disa ët tjerë mendojnë se madhësia e firmës gjithashtu është një e dhënë e vërtetë.

Ja se çfarë thotë firma për ju:

Suksesi financiar
Një studim i 2014 ka parë firmat e drejtuesve të ndryshëm të kompanive të suksesshme. Dhe zbuloi se sa më e madhe të jetë firma, aq më e lartë është paga. Por gjithashtu është dhe një indikator i performancës më të dobët të kompanisë.

Dominimi social
Studimi i publikuar në Journal of Research in Personality analizoi lidhjen mes tre përmasave të ndryshme të firmave dhe trajtimeve të personaliteteve të ndryshme, duke ruajtur nuhmrin e shkronjave, avarazhin në përmasën e shkrimit dhe stilin e firmës. Sipas rezultateve, një firmë e madhe tregon një “dominancë sociale” si tek femrat dhe tek meshkujt.

Ndershmëri
Njerëzit që ju nxisin të lexoni një dokument para se të firmosni ju tregojnë të merrni në konsideratë këtë studim. Të firmosësh një dokument në fillim të tij dhe jo në fund, redukton pandershmërinë.

Vetëvlerësimi
Përmasat e firmës mund të lidhen edhe me vetëvlerësimin thotë i njëjti studim. Duke i dhënë njerëzve një test IQ ku dali me rezultate të mira, përmirëson vetëbesimin e tyre, dhe për rezultat përdorin një firmë më të madhe.

Top Channel