“Sfida e manekinit” në një vend të pazakontë

23/11/2016 00:00

Nuk dihet se nga nisi, por po përhapet me shpejtësi duke premtuar se do të kthehet në një sfidë të ngjashme si “Ice Bucket Challenge” e para pak viteve.

Bëhet fjalë për “Sfidën e Manekinëve”, të cilën Ellen DeGeneres e ‘importoi’ deri në Shtëpinë e Bardhë, ku u nderua nga Presidenti Obama me medaljen e lirisë.

Deri më tani kemi parë shumë; që nga ‘ngrirja’ në fushën e futbollit, në klasat shkollore e universitare e deri tek ‘ngrirja’ në palestër.

Por e fundit, që po përhapet me shpejtësi në rrjet është një ‘ngrirje’ e pazakontë dhe tejet e vështirë; ajo në një klub nate striptizmi në Las Vegas.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel