Veterani i PE: Britania të mos “fusë hundët”

23/11/2016 00:00

Qeveria britanike mori një paralajmërim të qartë që të mos përzihet në punët e BE pas Brexit nga një prej liderëve veteranë të Parlamentit Europian, i cili kritikoi ashpër Boris Johnson për arrogancën e tij të pabesueshme dhe këmbënguli se Britania nuk do të ketë zë në të ardhmen afatgjatë të Europës.

Manfred Weber, lideri i grupit më të madh të qendrës së djathtë në PE, kritikoi ministrin e Jashtëm britanik për mbështetjen që i dha anëtarësimin të Turqisë në BE, diçka që ka zemëruar politikanët europianë.

Weber foli pak minuta pasi shefi negociator i PE-së për Brexit, Guy Verhofstadt tha se Britania mund të ketë vetëm 14 muaj kohë për negociata për të organizuar largimin nga BE dhe kërkoi që bisedimet të përmbyllen në mes të vitit 2019.

Kryediplomati britanik Johnson zemëroi mjaft njerëz në Europë duke ofruar ndihmën e tij për Turqinë në anëtarësimin e saj në BE, pavarësisht se Britani po largohet vetë nga unioni. Pasi u bë ministër i Jashtëm, Johnson shprehu mbështetjen e tij për anëtarësimin turk në unin, megjithëse më parë ishte akuzuar se sugjeroi se emigrantët turq do të vërshonin në ishull nëse Britania nuk dilte nga BE.

Manfred Weber, një kundërshtar i anëtarësimit turk, tha se mbështetja e Johnson për Ankaranë është e pabesueshme dhe një provokim i pastër arrogant.

“I kërkoj qeverisë britanike që të mos ndikojë në këtë diskutim që do të zgjasë për 2 apo 2 vjet e gjysmë. Kjo është çështje respekti. Kur vendos të largohesh nga një grup, nuk ke më zë në të ardhmen afatgjatë të këtij grupit”, deklaroi Weber.

Ai gjithashtu i bëri thirrje Britanisë që të mos bllokojë bashkëpunimin evropian për mbrojtjen, megjithëse 27 anëtarët e tjerë të unionin kanë vështirë të arrijnë konsensus për këtë, edhe pa i penguar Britania.

Top Channel