Satelit HD për motin

21/11/2016 00:00

Sateliti i motit i lëshuar nga Cape Canaveral i Floridës këtë fundjavë, duket i destinuar të revolucionarizojë parashikimet me premtimin të ofrojë në mënyrë të vazhdueshme pamje “high-definition” të uraganeve dhe stuhive të tjera në hemisferën perëndimore.

Detajet e sjella prej tij duhet t’i saktësojnë akoma më shumë parashikimet, të ndihmojnë për një paralajmërim më të avancuar të përmbytjeve e garantojnë dhe një gjurmim më të mirë të zjarreve pyjore dhe reve të hirit vullkanik. Sateliti është në gjendje të bëjë një panoramim të hemisferës çdo pesë minuta duke e afruar ndërkohë objektivin tek zjarret, shpërthimet e vullkaneve apo rrebeshet e shiut në rajone të caktuara.

“Nuk ka asnjë dyshim që GOES-R do t’i sjellë një ndryshim rrënjësor të parashikimeve që njohim ne sot. Për meteorologët, përdorimi i tij do të jetë si të shkojnë nga një televizor bardh e zi në një televizor super-high-definition. Për publikun amerikan kjo do të thotë parashikime më të shpejta, më të sakta e më shumë paralajmërime në kohën e duhur. Më shumë jetë të shpëtuara dhe të dhëna më të mira mjedisore për shtetin e zyrtaret lokalë”, Stephen Volz, as/administrator, NOAA.

Sateliti, i 17-ti i serisë Geostationary Operational Environmental Satellite (GOES) është i pari i lëshuar në hapësirë që prej vitit 2010. Zemra e tij është një kamera “high-definition”. Falë saj, sateliti i ri mund t’i marrë pamjet pesë herë më shpejt sesa paraardhësit e tij dhe rezolucionin e ka katër herë më të lartë. Me imazhet që ofron, ai do t’i ndihmojë gjithashtu ekspertët të shohin dallgëzimet në re duke i treguar kështu pilotëve sesi t’i shmangin turbulencat ajrore.

Top Channel