Durrës, vetëvritet me çifte 36-vjeçarja

19/11/2016 00:00

Një 36-vjeçare i ka dhënë fund jetës me një pushkë gjuetie në qytetin e Durrësit. Viktima e identifikuar nga policia me inicialet A.T, si fillim dyshohet se i ka shkaktuar vetes plagë të rënda, por më pas ka ndërruar jetë rrugës për në spitalin rajonal të Durrësit.

Policia ka sekuestruar si provë materiale çiften e përdorur. Ndërsa po heton mbi rrethanat dhe motivet e ngjarjes. Mësohet se viktima ishte në gjendje të rënduar psikologjike.

Burime policore i thanë Top Channel, se vështirësitë në rritjen e dy fëmijëve pas vdekjes së bashkëshortit dhe gjendja shendetesore dyshohet se mund të jenë shkaqet që e shtynë 36-vjeçaren drejt aktit ekstrem.

Top Channel