Obama: Trump t’i qëndrojë përballë Rusisë

17/11/2016 00:00

Barack Obama i kërkoi pasaardhësit të tij, Donald Trump që t’i qëndrojë përballë Rusisë në mbrojtje të vlerave dhe normave ndërkombëtare.

Duke folur nga Berlini, ku ndodhet në kuadër të turit të tij të fundit botëror si President i Shteteve të Bashkuara, ai tha se shpresonte që Presidenti i zgjedhur nuk do të zbatonte thjesht realpolitikën me Rusinë, por edhe t’i kundërvihet asaj kur shkel vlerat dhe normat ndërkombëtare.

“Kjo do të thotë se realpolitika nuk mund të përkthehet në prishjen e marrëveshjeve dhe vendime që mund të lëndojnë njerëz, shkelin normat ndërkombëtare, cënojnë dhe rrezikojnë vetë ekzistencën e vendeve të vogla, apo krijojnë probleme afatgjata në rajone si Siria”, deklaroi ai.

Ai paralajmëroi gjithashtu edhe atë që njihet si lufta moderne kibernetike, duke thënë se është e qartë se Rusia është e përfshirë drejtpërdrejtë në sulmet kibernetike në Shtetet e Bashkuara.

Këto deklarata, Presidenti Obama i bëri pas takimit me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Top Channel