Djemtë që u futën në Camp Nou si të ishin në shtëpinë e tyre (Video)

17/11/2016 00:00

Munki Motion Parkour është një grup të rinjsh, të cilët hyjnë fshehurazi nëpër godina emblematike dhe stadiume futbolli në të gjithë Evropën e më pas postojnë videot e bëmave të tyre.

Në videon më të re, djemtë arritën të hynin në stadiumin e Barcelonës pa shumë probleme.

Ata u ngjitën nga pjesa e jashtme e stadiumit dhe arritën deri te shkallët e tij. Gjithashtu, bënë shëtitje në fushën e gjelbër njësoj sikur të ishin në oborrin e shtëpisë.

Top Channel