Përmbytja prek bujqësinë. Nuk mblidhen prodhimet, pengohen mbjelljet

14/11/2016 00:00

Përmbytjet kanë dëmtuar me qindra hektarë tokë, duke shkatërruar prodhimin bujqësor nga Veriu në Jug.

“Kemi dëme të konsiderueshme në sera, në ushqimin e blegtorisë, kemi dëme të mëdha në Sarandë. Në misër janë mbi 50-60 hektarë në pemtari dhe ullinj. Shumë nga fermerët janë ankuar që u ka rënë prodhimi përtokë ende pa u maturuar. Në të njëjtën kohë ka dëme në agrume. Ndikimi do jetë në treg, te të ardhurat e fermerëve, në kosto, në eksport”, tha Agim Rrapaj, Këshilli i Agrobiznesit Shqiptar.

Ministria nuk ka ende një vlerësim të saktë të dëmit dhe masat për të përballuar humbjet.

“Tashmë vlerësuesit duhet të jenë të tërë në terren që të vlerësojmë realisht dëmet. Ata që nuk janë të siguruar të mbështeten me skemat mbështetëse. Aty ku ka mundësi kombinimi dhe bashkëveprimi, tani është momenti për ta bërë”, tha më tej Agim Rrapaj.

Fermerët thonë se tokat e përmbytura u rrezikojnë edhe prodhimin e vjeshtës, që është gati për t’u mbjellë.

Top Channel