Veliaj përuron këndin e gjashtë të lojrave për fëmijë

14/11/2016 00:00

Bashkia e Tiranës ka mundur të realizojë këndin e ri të lojrave që do t’i shërbejë një prej lagjeve më të mëdha të kryeqytetit, asaj të “Komunës së Parisit”.

Kjo hapësirë e re, përveç këndit të lojrave, është konceptuar si një ambient rekreativ, ku jo vetëm mund të luajnë fëmijët, por edhe të çlodhen të moshuarit dhe komuniteti përreth.

Kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, përuroi këtë ambient të ri për fëmijët dhe vlerësoi punën e bërë me mbështetjen edhe të donatorëve. Ai u shpreh i lumtur për hapjen e këndit të gjashtë të lojrave brenda një kohe të shkurtër.

Veliaj tha se deri në fund të vitit, të gjitha lagjet e Tiranës do të kenë këndin e tyre. Në bashkëbisedimin e tij me fëmijët, kryebashkiaku u kërkoi atyre dhe prindërve që ta mirëmbajnë dhe të mos e dëmtojnë.

“Dua që t’ju lë një porosi: E di se ju kujdeseni që lodrat dhe lulishtet t’i mbani pastër, por na ndihmoni edhe me të rriturit, që ata të mos bëjnë pis”, u tha ai fëmijëve.

Top Channel