Manjani: Vettingu do të ndodhë, Kushtetuesja e shtyu pak

12/11/2016 00:00

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani u ka bërë apel gjyqtarëve e prokurorëve që të mos zvarrisin proceset por të bëjnë detyrën. Në një takim me shoqatën e avokatëve penalistë, Manjani tha se askush nuk mund ta ndalë Vetting-un.

“Vetting do të ndodhë dhe nuk ka forcë ta kthejë. Gjykata Kushtetuese ka forcë ta shtyjë pak, por Vetting do të ndodhë, është e pashmangshme”, tha Manjani.

Edhe avokatët kanë kritikuar Gjykatën Kushtetuese, duke e akuzuar për bllokim të vetingut.

“Ka shumë gjyqtarë të ndershëm, por ka edhe nje pjesë të kalbur. Ne si avokat jemi pro Vettingut dhe të bëhet sa me shpejt”, tha Saimir Visha.

Të premten kryeministri Rama i bëri thirrje gjykatës kushtetuese të çlirojë sa më parë ligjin për ventingun, për t’i hapur rrugë zbatimit të reformes në drejtësi.

Top Channel