I ka ngelur për të vizituar edhe 15 shtete në harkun kohor prej 40 ditësh, që të thyejë rekordin “Guiness” si e para femër që ka vizituar çdo vend të botës në më pak se dy vite.

Cassandra De Pecol është 27 vjeç dhe ka udhëtuar thuajse kudo. Kur dëgjon se dikush ka udhëtuar në 50 shtete anembanë globit, impresionohesh. Madje habitesh edhe më shumë, kur dëgjon se ka qenë në 100 të tilla.

Por nëse ke shkelur anembanë botës dhe je vetëm 27 vjeç, ky është një rekord. Vajza nga Connecticut, prej korrikut të vitit 2015 mori përsipër të bëhej aventuriere. Në më pak se 2 vite, ajo ka vizituar 181 vende të botës.

Mijëra kilometra… Udhëtimi i saj i mahnitshëm quhet “Expedita 196”. Por jo rastësisht 27-vjeçarja ka realizuar një mision të tillë. Ajo është ambasadore e Paqes e emëruar nga Instituti Ndërkombëtar për Paqe përmes Turizmit.

Ajo nuk shkon dot në asnjë vend pa kamerën dhe sigurisht pa hartat. Hobi i saj është natyra, sporti dhe të njohë kultura të ndryshme. Ne mund të mos ndjekim dot hapat e saj, por sigurisht mund të shohim udhëtimin frymëzues kilometrik nëpërmjet rretjeve sociale, vetëm duke shtuar Cassandrën si shoqe.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel