Si të mos propozosh një femër – VIDEO

07/11/2016 00:00

Reagimi i së dashurës për propozimin për martesë nuk ka shkuar ashtu siç ai e kishte menduar.

Një i ri kinez kishte llogaritur gjithçka, momentin dhe vendin e duhur për t’i propozuar të dashurës së tij, por kishte gabuar me formën e buqetës së luleve.

Në video shfaqet ai teksa ulet në gjunjë para së dashurës në një qendër tregtare në Kinë. Por ndërsa gjithçka po shkonte mirë dhe ai arriti që të fuste unazën në gishtin e vajzës, lëvizja e radhës shokoi të gjithë të pranishmit.

Një tjetër i ri i afrohet çiftit dhe u jep një buqetë me lule, forma e së cilës përdoret në raste funeralesh, e ndërsa djali vijon të flasë vajza bëhet nervoze dhe fillojnë të debatojnë derisa ajo e godet me shuplakë dhe largohet.

Top Channel