Korrieri i tritolit, publikohen pamjet e arrestimit të 27-vjeçarit

04/11/2016 00:00

Policia e Tiranës publikoi pamjet e arrestimit të 27-vjeçarit Ndue Bushati, i cili u kap në flagrancë teksa lëvizte me 11 kallëp tritol pranë kthesës së Valiasit.

Nga marrja në pyetje ky shtetas, ka konfirmuar se lëndën plasëse e kishte marrë në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, nga shtetasi Maliq Lika, i cili e kishte porositur ta  dërgonte në Tiranë.

Pas marrjes së këtij informacioni policia vuri në pranga edhe 24-vjeçarin nga Laçi me precedent penal, të cilit iu sekuestruan edhe 85 fishekë.

Policia po punon për gjetjen e destinacionit final të sasisë së tritolit si dhe po heton mundësinë që lënda plasësë të jetë porositur për t’u përdorur në ndonjë atentat.

Top Channel