Lushnje, fshehu të ardhurat, ndalohet administratori i një aktiviteti lojërash fati

04/11/2016 00:00

Administratori i një aktiviteti të lojërave të fatit është ndaluar nga policia në qytetin e Lushnjes pasi akuzohet se ka përdorur biletat e bingos të falsifikuara dhe ka fshehur të ardhurat.

Personi i ndaluar nga policia është shtetasi Dashamir Murataj, 56 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Sipas policisë, ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale rreth 43 blloqe me 255939 bileta bingo të dyshuara të falsifikuara dhe të pa deklaruara ne organet tatimore.

Top Channel