Të dashurës së përfolur të Princ Harry-t, i zbulohet e shkuara e hidhur

02/11/2016 00:00

Aktorja amerikane, e cila përflitet se ka nisur një romancë të re me Princ Harry, ka qenë në qendër të mediave rozë mbrëmjen e kaluar për shkak të një përçarjeje familjare.

Meghan Markle 35-vjeçe është akuzuar nga motra se saj nga babai, Samantha Grant se si ka refuzuar të ndihmojë familjen, e cila ka falimentuar prej kohësh.

Grant ka thënë se nipi i Mbretëreshës do të habitet nga ato që ajo ka bërë. 51-vjeçarja pretendon se Meghan gjithmonë ka dashur të jetë një princeshë dhe se ka qenë një narciziste dhe egoiste.

“Familja Mbretërore do të habitet me ato çfarë ajo i ka bërë familjes. E vërteta do t’i japë fund marrëdhënies së saj me Princ Harry, ai nuk do dëshiroj të vazhdojë me të”, ka thënë Grant.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel