Tahiri prezanton shërbimin vullnetar në polici

01/11/2016 00:00

Në konferencën e parë shkencore ndërkombëtare të Akademisë së Sigurisë, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri bëri të ditur mundësinë e re për shërbimin vullnetar në Policinë e Shtetit.

“Të rinj dhe të reja mund të vijnë të shërbejnë vullnetasisht në Policinë e Shtetit, pasi të marrin një trajnim të caktuar në Akademinë e Sigurisë. Ka të rinj të gatshëm të shërbejnë vullnetarisht me uniformën e policisë, pa armë, por me të gjithë detyrat e një punonjësi policie”, deklaroi Tahiri.

Aktualisht po punohet për krijimin e bazës ligjore të kësaj nisme.

“Në të kaluarën e largët kemi patur një traditë të mirë të angazhimit vullnetar në polici. Në vendet e BE-së ka një praktikë të mirë. Të rinj dhe të reja vullnetarisht shërbëjnë në polici, pranë shkollave, në lagje, me policinë rrugore”, u shpreh ministri i Brendshëm.

Tahiri po ashtu tha se shërbimin vullnetar në radhët e uniformave blu synon forcimin e sigurisë, që sipas tij nuk mund të jetë një ekskluzivitet i Policisë së Shtetit.

Top Channel