Braktis fëmijët e mitur, në kërkim 33-vjeçarja

28/10/2016 00:00

Një 33-vjeçare është larguar një vit më parë nga shtëpia, duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur 12 dhe 8 vjeç. Një vit më pas ajo i ka telefonuar të atit duke kërkuar dy vajzat, por ai e ka denoncuar në polici për braktisje të fëmijëve.

Kallëzimi S. K, 60 vjeç nga Shijaku është regjistruar në policinë e Durrësit, ku thotë se vajza e tij është larguar drejt Italisë një vit më parë. Tashmë 33-vjeçarja I.M është shpallur në kërkim dhe nga blutë e Durrësit në akuzën e ‘braktisjes së fëmijëve të mitur’.

Ndërkohë që një vit më parë kallëzim për të është bërë edhe në policinë e Tiranës nga i ati i vajzave, të cilat jetojnë me të aktualisht.

Top Channel