10 vendet më të frikshme për t’u vizituar

26/10/2016 00:00

Në prag të Halloween, një ditë për të frikësuar veten e të tjerët pa shkak, harrojini “shtëpitë fantazmë” dhe merrni në konsideratë vende reale që të fusin të dridhurat më tepër se çdo film horror.

Merrni për shembull spitalin Gjerman të Beelitz-Heilstätten, i cili u ndërtua në vitin 1898 për pacientët me tuberkulozë, ku edhe Adolf Hitleri u kurua, e tashmë është një vend që të fut frikën në gjendjen që është katandisur.

Ose vizitoni një nga shumë prej kishave të ndërtuara me kocka njerëzish. Apo qytetin fantazmë të Ukrainës, Pripiat, i cili u shkretua pas incidentit në reaktorin bërthamor të Çernobil më 1986.

FOTO GALERI
1/10
1- Kupola e Kockave në Portugali, u ndërtua me eshtrat e mbi 5000 murgjve dhe u deshën afro 2 vite për ta ndërtuar.

Top Channel