Abuzoi e vrau 4-vjeçaren, krimin e rrëfen në televizion

26/10/2016 00:00

Përdhunoi e vrau një vajzë 4-vjeçare dhe krimin e rrëfeu në një program të drejtpërdrejtë televiziv. Është kjo ngjarja që ka tronditur opinionin publik në Turqi.

Himet Akturk ishte ftuar në një emision që trajton drama familjare në televizionin “Atv”, për të diskutuar lidhur me rastin e vogëlushes Irmak Kupal, e zhdukur në provincën e Manisës.

Por teksa po merrej në pyetje, burri la të gjithë gojëhapur kur pranoi se kishte abuzuar seksualisht me vogëlushen, e me pas e kishte mbytur.

Për të fshehur gjurmët, i kishte vënë zjarrin trupit të 4-vjeçares, dhe qesen me eshtrat e saj i kishte hedhur në plehra.

Akturk iu dorëzua menjëherë forcave të rendit dhe akuzohet për përdhunim e vrasje. Masa e dënimit do të mësohet në një moment të dytë.

Top Channel