Fluksi përmes Mesdheut, Italia shpëton mijëra emigrantë

22/10/2016 00:00

Roja bregdetare italiane bëri me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë shpëtuar 3 300 emigrantë dhe refugjatë përballë bregdetit libian. Shpëtimi i tyre ishte një përpjekje e përbashkët e rojes bregdetare italiane, forcaës detare të BE dhe disa organizatave jo qeveritare.

Sipas agjensisë italiane të lajmeve Ansa, autoritetet gjetën edhe trupat e 7 viktimave gjatë operacionit. Libia është një pikë nisje kryesore për ata që nga afrika apo lindja e mesme duan të shkojnë në evropë. Mungesa e rendit dhe ligjit në Libi e ka bërë shumë të lehtë trafikun e qenieve njerëzore nga ky vend. Por lundrimi përmes mesdheut, shpesh me anije të vjetra, është mjaft i rrezikshëm për emigrantët dhe mijëra prej tyre kanë humbur jetën në këtë përpjekje.

Sipas agjensisë evropiane të kufijve Frontex, numri i emigrantëve që kaluan mesdheun ra në 12 700 në shtator, 40% më pak se sa muajt e mëparshëm për shkak të motit te keq, që gjithsesi nuk e ka ndaluar trafikun e njerëzve. Por frontex thotë se në përgjithësi, 9 mujat e parë të 2016, përsa i takon kalimit ilegal të mesdheut drejt italisë, në shiofra janë të ngjashëm me të njëjtën periudhë të 2015-s.

Top Channel