Misioni i ESA-s për në Mars

19/10/2016 00:00

Nuk ka ende asnjë fjalë mbi fatin e sondës së dërguar nga Agjencia Hapesinore Europiane e Hapësirës në Mars, Schiaparelli.

Roboti duhet ta kishte prekur sipërfaqen e “Planetit të Kuq”, por kontakti radio me të humbi një minutë përpara se të mësohej nëse ulja ishte kryer sipas përllogaritjeve.

Shpresat kanë qenë që një satelit në orbitën e Marsit ta regjistronte të gjithë zbritjen, por as ai nuk arriti të ofronte ndonjë informacion. E gjitha kjo shton frikën se Schiaparelli mund të ketë humbur.

ESA megjithatë nuk nxiton të dalë në përfundime e thotë se do të presë mbledhjen e të dhënave të mëtejshme nga satelitë të tjerë. Nëse roboti do të ulet me sukses në sipërfaqen e “Planetit të Kuqe”, atëherë ESA do t’i bashkohej klubit të agjencive hapësinore që e kanë bërë këtë në të shkuarën, si NASA dhe ajo ruse.

Gjithsesi, Agjencia Europiane e Hapësirës ka për çdo rast diçka për të festuar. Anija mëmë e Schiaparelli-t, Trace Gas Orbiter, arriti të stacionohej me sukses në orbitën e Marsit, atmosferën e të cilit do ta studiojë përgjatë viteve në vazhdim.

Top Channel