As mbreti i vdekur nuk ofendohet

18/10/2016 00:00

Të ofendosh mbretin në Tajlandë nuk është një ide e mirë, as kur ai ka vdekur. Një 43-vjeçare u ndëshkua me një masë “të moderuar” siç e quajtën mediat vendase, për ofendimin e bërë ndaj mbretit Bhumibol.

43-vjeçarja e identifikuar si Umaporn Sarasat u detyrua që të përulej në gjunjë përpara një fotografie të mbretit në një shesh të mbushur me të paktën 500 persona në të.

Gruaja zotëron një biznes në një resort turistik të vizituar nga britanikët. Pikërisht këtu thuhet se ka komentuar në Facebook komente që kanë ofenduar mbretin dhe princin e kurorës, Vajiralongkorn.

Disa të tjerë thonë se komentet e saj ishin thjeshtë kritika ndaj mbretit dhe asgjë më shumë.

Por përulja ndaj fotografisë së mbretit nuk e zhvesh 43-vjeçaren nga hetimi penal.

“Ne do të vazhdojmë me rastin në fjalë dhe do ta çojmë atë deri në fund”, deklaroi para turmës shefi i policisë tajlandeze, Theëes Pleumsud.

Mbreti Bhumabol ndërroi jetë të enjten e shkuar. Ai ishte monarku me jetëgjatë i kohëve moderne, ndërkohë që zia në Tajlandë do të zgjasë plot një muaj.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel