Amerikanë, përgatituni për eklipsin!

18/10/2016 00:00

Deri më 21 gusht të vitit të ardhshëm ka ende edhe shumë kohë, por amerikanët janë paralajmëruar që të jenë gati për një fenomen spektakolar dhe të rrallë, që ndodh një herë në 99 vite.

Bëhet fjalë për një eklips totall diellor, që do të prekë pjesën më të madhe të Shteteve të Bashkuara dhe miliona amerikanë do të jenë dëshmitarë të një eventi që quhet i papërshkrueshëm, paharrueshëm dhe spektakolar.

Shkencëtarët kanë përllogaritur zonat që do të preken dhe kohëzgjatjen e eklipsit. Ai do të nisë në Oregon rreth orës 10:15 minuta me orën lokale dhe do të vazhdojë në drejtim të lindjes, duke përfunduar në Karolinën e Jugut një orë e gjysmë më vonë.

Eklipsi total do të zgjasë në varësi të zonave deri në 2 minuta e 30 sekonda maksimumi.

Hera e fundit që në Shtetet e Bashkuara është regjistruar një eklips i plotë diellor është data 8 qershor 1918 dhe që në atë kohë studiuesit kishin parashikuar vitin, pasi faqet e para të gazetave të 9 qershorit të atij viti hapeshin me titullin “Tjetri ndodh në 2017”.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel