Totozani: Të mos vonohet Ligji për Minoritetet

18/10/2016 00:00

Avokati i Popullit Igli Totozani i bën thirrje ministrit të jashtëm Ditmir Bushati të mos vonojë të dërgojë në Parlament ligjin për Minoritetet.

Ai ka marrë pjesë në konferencën “Integrimi i romëve dhe rritja e bashkëpunimit midis shteteve në rajon”. “ Ligji për minoritetet duhet të ishte në Parlament për miratim në muajin Tetor, por ende nuk dihet se çfarë po bëhet me të. Ndaj i bëj thirrje ministrit Bushati të mos e vonoj ligjin, pasi në këtë mënyrë vonon përmirësimin e jetës së qytetarëve të minoritetit romë, por gjithashtu vonon edhe përmbushjen e detyrimeve të Shqipërisë për integrimin europian”, tha z. Totozani.

Avokati i Popullit u shpreh mbi situatën shumë të vështirë të komunitetit romë në vendin tonë, duke theksuar se ata vazhdojnë të mbeten të përjashtuar socialë dhe të trajtohen si qytetarë të nivelit të dytë.

Top Channel