Forcat Speciale festojnë 18-vjetorin e krijimit

16/10/2016 00:00

Forcat Speciale të Ushtrisë shqiptare kanë festuar 18 vjetorin e krijimit të kësaj njësie.

Në ceremoninë e organizuar ne mjediset e këtij batalioni në Zall Herr ishte e pranishme edhe ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli si dhe drejtuesit më të larte të Forcave të Armatosura.

Në fjalën përshëndetëse, ministrja Kodheli vlerësoi rolin e forcave speciale në operacionet e zhvilluar si brenda ashtu edhe jashtë kufijve të vendit në kuadër të misioneve të NATO-s.

Kodheli ka kujtuar edhe Dëshmorin e Atdheut, kapiten Feti Vogli, i cili siç tha ajo “dha jetën për një botë më të sigurt e për një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

Top Channel