Rrëfimi, Clinton: Trump dukej sikur më merrte frymën

14/10/2016 00:00

Intervistën e parë që prej debatit të dytë televiziv me Donald Trumpin, Hillary Clinton e dha për moderatoren Ellen DeGeneres. M’u duk sikur Trumpi po më zinte frymën në skenë, tha kandidatja demokrate.

“Ishte e qartë se kundërshtari im po përpiqej të dominonte të gjithë hapësirën, deri te vendi ku ishte ulur publiku. Mund të ndieje tek ai zemërimin, që buronte nga publikimi i videos dhe çdo gjë tjetër e dalë nga ‘Acces Hollywood’. M’u duk sikur po më ndiqte rreth e rrotull skenës. E ndieja praninë e tij prapa meje dhe mendova ‘kjo është e bezdisshme’. U përpoqa të mos humbisja fokusin”, tha Clinton.

Republikani mohon t’i jetë ngjitur në këtë mënyrë rivales së tij. Unë rri në podium pranë karriges sime, ajo çohet dhe ecën mes përmes e ndalon ngjitur me mua, e ditën tjetër lexoj në gazetë se “Trumpi pushtoi hapësirën e Hillarysë”.

Besomëni, – tha manjati, – hapësira e saj është e fundit që do të më shkonte nëpër mend të pushtoja. Pas videos denigruese për gratë, Trump ka pësuar rënie të ndjeshme në sondazhe. Skandali i fundit paraqitet shumë më shqetësues për kandidatin republikan, se çdo polemikë tjetër që ka ngjallur deri tani.

Top Channel