Rrëmbimi i Gazmir Çollakut. Gjyqi te Krimet e Rënda për Denis Shtrazën

14/10/2016 00:00

Në seancën e radhës ndaj të dyshuarit Denis Shtraza, gjykata ka dëgjuar informacionet 2 mujore mbi hetimet që po zhvillohen për të zbardhur rrëmbimin e më pas vrasjen e Gazmir Çollakut.

Shtraza, i arrestuar prej muajsh, kërkoi gjatë javës së kaluar ndryshimin e masës së sigurisë në Apel, kërkesë që nuk u mor parasysh.

Në seancën e radhës në Shkallën e Parë për Krimet e Rënda, prokurorët deklaruan se po presin përgjigjjet se çfarë trajektoreje ka ndjekur makina me të cilën po udhëtonte i dyshuari para krimit.

Bëhet fjalë për të njëjtën makinë tek e cila u kap Denis Shtraza duke tentuar të largohej nga vendi, ndërsa sipas prokurorëve, mjeti ka GPS dhe ata kanë shpresë për hetimet e mëtejshme. Por Denis Shtraza këmbëngul se nuk ka lidhje me rrëmbimin dhe vrasjen e Gazmir Çollakut, i cili u gjet i vrarë me plumba në kokë dhe me duar e këmbë të lidhura, një krim ky që u konsiderua si mafioz.

Top Channel