Rama takon shqiptarët e Preshevës: Lugina, zhvillime pozitive

13/10/2016 00:00

Kryeministri Edi Rama, gjatë qëndrimit në Serbi është takuar me shqiptarët e Preshevës, me të cilët ka bërë një bilanc mbi çfarë ka ecur pozitivisht dhe çfarë nuk ka ecur me nevojat e banorëve të Luginës.

“S’ka pengesë më për njohjen e diplomave. Një hap ky në ndërtim të një besimi reciprok. Gjithashtu po zhvillohet dhe infrastruktura, që do prekë pozitivisht Luginën e Preshevës”, ka thënë Rama.

Në këtë aspekt, ai ka theksuar se, “duhet të formalizojmë binjakëzimin me bashkitë tona, duke u mbështetur tek projekti i Rilindjes Urbane në Shqipëri”.

“Këto zhvillime për përfaqësuesit e Luginës konsiderohen pozitive. Gjithashtu, kryeministri Vuçiç është angazhuar për një proces që shijet e së shkuarës t’i lëmë pas”, ka thënë Rama.

Ai ka shtuar se qeveria e tij do të vazhdojë me vullnet të plotë të promovojë ndërtimin e urave mes shqiptarëve të Luginës dhe Shqipërisë.

Top Channel