Obama: Njeriu në Mars, brenda vitit 2030!

11/10/2016 00:00

Amerika do të ndërmarrë hapin gjigant drejt Hënës. Ky është paralajmërimi i presidentit amerikan Barack Obama, në një rrëfim për CNN, ku ndër të tjera njofton edhe mbledhje me disa prej shkencëtarëve më të shquar të SHBA-ve, inxhinierë, inovatorë dhe studentë në Pittsburg, për të shqyrtuar mënyrat sesi bazuar mbi progresin e deritanishëm të gjenden kufijtë e së ardhmes.

“Një nga kujtimet e mia më të hershme është teksa qëndroja mbi shpatullat e gjyshit tim dhe valëvisja një flamur në momentin kur austronautët tanë u kthyen në Hauai. Ky kujtim është i disa viteve më parë sesa ne të mund të shkelnim në hënë. Dekada përpara se të mund të ulnim një anije kozmike në Mars, një gjeneratë të tërë përpara se fotot e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor të mund të shfaqeshin në rrjetet sociale”, e nis rrëfimin Obama.

Ende edhe sot e kësaj dite, presidenti amerikan shprehet se ka të njëjtën ndjesi të çuditshme mbi programin hapësinor si përgjatë fëmijërisë së tij. Dhe kjo është një pjesë thelbësore e karakterit të njeriut, kurioziteti dhe eksplorimi, inovacioni dhe gjenialiteti, si dhe shtyrja e kufijve të së mundshmes përpara se këtë ta bëjnë të tjerët.

“Gara për hapësirën që ne e kemi fituar nuk ka kontribuuar vetëm në avancime të pamatshme dhe të rëndësishme teknologjike dhe mjekësore, por ka frymëzuar gjithashtu një gjeneratë të re shkencëtarësh dhe inxhinierësh, të cilët kanë mjetet e duhura për ta mbajtur Amerikën në të njëjtin hap me kohën”, deklaron më tej Obama.

Sipas tij, kjo është edhe njëra prej arsyeve pse në fjalimin e parë si president i popullit amerikan, ai u angazhua të rikthente shkencën në vendin që i takon.

“Në muajt e parë, administrata ime bëri investimin e vetëm më të madh në histori në fushën e kërkimeve. Unë shkova në Qendrën Hapësinore Kennedy për të bërë thirrje për të rimodeluar dhe ripërtërirë programin tonë hapësinor, për të eksploruar më shumë nga sistemi ynë diellor dhe për të parë më thellë në univers nga sa ishte bërë më parë”.

Që prej asaj kohe, Obama shprehet se administrata e tij ka rijetësuar risitë teknologjike në NASA, ka zgjatur jetën e Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor, si dhe ka ndihmuar kompanitë amerikane të krijojnë vende pune në sektorin privat duke kapitalizuar potencialin e pashfrytëzuar të industrisë së hapësirës.

“Vetëm gjatë vitit të fundit, NASA zbuloi ujin e rrjedhshëm në Mars dhe provat e para të akullit në një prej hënave të Jupiterit, ndërkohë që u krijua edhe harta e planetit “Pluto”, më shumë se 4.8 miliardë km larg, me rezolucion të lartë. Teleskopët tanë hapësinorë zbuluan edhe planetë të tjerë të ngjashëm me Tokën disa yjësi larg. Kemi nxitur gjithashtu misione të reja për t’u përballur me asteroidët, gjë që do të na ndihmojë të mësojmë sesi ta mbrojmë Tokën nga kërcënimi i përplasjes me ndonjë prej tyre, por do të na mësojë neve edhe mbi origjinën e jetës në Tokë. Ne kemi mundur të fluturojmë mbi secilin prej planetëve të sistemit tonë diellor, gjë që asnjë komb tjetër nuk e ka bërë, e madje po ulim gjithnjë e më shumë kostot e eksplorimeve hapësinore për taksapaguesit tanë”, shprehet Obama.

Plot 5 vite më parë, kompanitë amerikane kanë dalë nga tregu global i lançimeve tregtare. Sot, falë bazave të përcaktuara nga burrat e gratë e NASA-s, ata zotërojnë më shumë se një të tretën e tij. Më shumë se 1.000 kompani të shpërndara në afro 50 shtete janë duke punuar mbi nisma private hapësinore.

“Kemi përcaktuar një objektiv jetik për kapitullin e ri të historisë së Shteteve të Bashkuara në hapësirë: dërgimi i njerëzve në Mars deri në vitin 2030 dhe t’i rikthejmë ata shëndoshë e mirë në Tokë, me ambicien më të fundit që një ditë ata të mund të qëndrojnë atje për një kohë më të gjatë. Vajtja në Mars do të kërkojë bashkëpunimin e vazhdueshëm mes qeverisë dhe inovatorëve privatë, ndërsa ne thuajse jemi në një pozicion komod. Brenda dy viteve të ardhshme, kompanitë private do të dërgojnë për herë të parë astronautë në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor”, shprehet më tej presidenti amerikan.

Hapi i radhës për këtë objektiv është kalimi përtej kufijve të orbitës së Tokës. Ndaj, Obama thotë se po punohet me partnerët tregtarë për ndërtimin e habitateve të reja, që mund të mbajtur dhe transportuar astronautët në misione edhe më të gjata, edhe më në thellësi të hapësirës. “Këto misione do të na mësojnë sesi qeniet njerëzore mund të jetojnë larg Tokës, diçka që do të na duhet për udhëtimin e gjatë drejt Marsit”.

Raportuesi që mbuloi zbritjen në Hënë për “Neë York Times”, John Noble Ëilford shkroi më pas se Marsi tërheq imagjinatën tonë “me një forcë më të fuqishme sesa graviteti”. Arritja atje do të shënonte një hap gjigant, por hapat e parë, ato më të vegjël, ndodhin kur studentët tanë të cilësuar si “gjenerata e Marsit” ecin përditë drejt klasave të tyre të shkollës. “Zbulimet shkencore nuk ndodhim sa hap e mbyll sytë, por duhen vite testimi, durimi dhe angazhim kombëtar ndaj edukimit”.

Presidenti Eisenhoëer e dinte këtë: Në vitin 1958, ai i kushtoi burime të mëdha ndaj edukimit shkencor dhe matematikës, thuajse në të njëjtën kohë kur krijoi edhe NASA-n.

“Kjo është edhe arsyeja pse unë jam krenar që kemi arritur objektivat të rëndësishëm në edukimin bazë. Për herë të parë, më shumë se 100 mijë inxhinierë po dalin nga institucionet arsimore amerikane çdo vit, ndërsa jemi shumë pranë përmbushjes së objektivit tim për trajnimin e 100 mijë mësuesve ekselentë brenda një dekade”, tha Obama.

Në fund, Obama e mbyll:

“Një ditë shpresoj që të mbaj nipërit apo mbesat e mia mbi shpatulla. E ne sërish të shohim yjet në qiell, pikërisht si njerëzit e dikurshëm. Por në vend që të presim me padurim kthimin e eksploruesve tanë, ne do ta dimë me siguri atë për shkak të zgjedhjeve që ne kemi bërë dje dhe sot. Sepse ata do të shkojnë në hapësirë jo vetëm për një vizitë, por për të qëndruar. E duke e bërë këtë, me siguri që do të kontribuohet në një jetesë më të mirë tonën, këtu në Tokë”.

Top Channel