“Ekspozita Agolliane”, me krijimtarinë ndër vite të autorit Dritëro Agolli, ka çelur kremtimet në 85-vjetorin e lindjes së shkrimtarit.

“Menduam ta nisnim kështu këtë kremtim, me një ekspo retroskeptike që nis me gjurmët e shkrimet e para të të riut që në vitin ’48, për të vijuar me një krijimtari të gjatë 65-vjeçare në zhanre të ndryshme, me sprova të ndryshme, nga ato të poetit deri tek ato të publicistit, nga shkimtari që shkruan për letërsinë tek personaliteti herë kontradiktor që diti në mënyrën më interesante të jetë i lexueshëm dhe i referueshëm në dy epoka, që në pamje të parë janë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra”, u shpreh Persida Asllani, drejtoreshë e Bibliotekës Kombëtare.

Ndërsa ministrja e Kulturës, duke iu referuar shkritmarit, tha se rrallë gjen një autor të tillë të dashur për të gjithë brezat dhe trojet.

“Rrallë kemi një figurë të letërsisë që veç dimensioneve në gjini në një shkrimtar krijon një unitet kombëtar estetik, por edhe unitet njerëzor e politik”, tha Kumbaro.

Aktivitetet dedikuar shkimtarit do të vijojnë përgjatë gjithë javës, e cila në nder të tij ka marrë edhe emrin “Java Dritëro”.

Top Channel